Në muajin gusht Zyra e ish-presidentit Hashim Thaçi kishte lidhur kontratë me Fondacionin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, për këshilla profesionale, për të cilat paguhej 7 mijë euro. Mirëpo kjo kontratë është shkëputur, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky fondacion më nuk do të paguhet, pasi që U.D. e Presidenit, Vjosa Osmani e ka shkëputur këtë kontratë. Megjithatë në Zyrën e Presidencës nuk ka ende asnjë raport lidhur me kontratat e kësaj natyre.
Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin, këshilltari për media i U.D. Presidentit, Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, pas kërkesës së Gazetës për qasje në këto kontrata.
“Kontrata është shkëputur. Po ashtu kemi kërkuar qasje në të gjitha raportet, por deri tani ato nuk ndodhen në Presidencë”, thuhet në përgjigjen e Kupinës për Sinjalin.
Pra, ndonëse u paguan mijëra euro, në Presidencë nuk ka asnjë raport lidhur me ato kontrata.
Kontrata mes Hashim Thaçit dhe William Walker ka qenë kontratë e negociuar, pra palët vetëm janë marrë vesh për nënshkrimin e saj.
Disa prej detyrave që Fondacioni i themeluar nga Walker ka pasur për detyrë t’i kryejë në shërbim të ish-presidentit Thaçi kanë qenë këto:
“Kryerësi i shërbimeve, në cilësinë e të angazhuarit, me qëllim të zbatimit të kompetencave kushtetuese të presidentit, do të ofrojë ekspertizë të avancuar, në çështjet që përfshijnë por nuk kufizohen, si në vijim: Përfaqësimi i Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë, zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtete të tjera.”
Kompania “Walker Foundation” ishte përzgjedhur në tenderin “Shërbime të veçanta konsulente, për nevojat e ZPRK”, vlera financiare e të cilit ka qenë 35 mijë e 50 euro.
The post U paguan mijëra euro për shërbime lobimi, zero raporte në Presidencë appeared first on Sinjali.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.