“Ulina” në Top 10 të Super Finales së Robotikës – Dragashi ka me çka të krenohet!

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Në mesin e mbi 3779 nxënësve dhe 300 mentorëve nga 29 komuna të Kosovës, që morën pjesë në edicionin e 7-të të Garës së Robotikës, shkëlqeu edhe Shkolla Fillore “Ulina” nga Dragashi – duke u bërë pjesë e Super Finales së këtij kompeticioni madhor.

Ekipi i përbërë nga nxënësit Aidi, Learti, Blerta dhe Eba, nën mentorimin e profesorit Arton Ajeti, tregoi aftësi të jashtëzakonshme teknike, punë ekipore, disiplinë dhe kreativitet, duke bërë që emri i shkollës “Ulina” të jehonë në mesin e më të mirëve të Kosovës!

Roli i profesor Arton Ajetit si mentor ishte kyç në udhëheqjen, përgatitjen dhe motivimin e ekipit që përfaqësoi me dinjitet shkollën dhe komunën.

Në një garë me sfida reale të teknologjisë dhe mendimit logjik, nxënësit e “Ulina”-s dëshmuan se brezi i ri i Dragashit është i aftë të konkurrojë në nivelin më të lartë kombëtar, duke e ngritur më lart imazhin e arsimit tonë lokal.

Falënderim i veçantë për Drejtorinë Komunale të Arsimit – Dragash për mbështetjen, si dhe për drejtorin dhe stafin e shkollës “Ulina” për përkushtimin ndaj dijes dhe të ardhmes.

“Ulina” tregoi se me punë, pasion dhe udhëheqje të duhur, edhe shkollat e fshatrave tona mund të jenë në krye të listës së suksesit!

Krenarë me nxënësit e “Ulina”-s! Krenarë me profesor Arton Ajetin!

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-