Opoja.net

Vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve, procesi pritet të mbyllet nesër

Vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve, procesi pritet të mbyllet nesër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim që sa më shpejt të shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, ka shtuar kapacitetet e numërimit në QNR, e po ashtu, edhe kapacitetet e shërbimit votues që po bën vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Nga të dhënat e prezantuara gjatë së mërkurës, thuhet se janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve apo 161 nga 494 vendvotime për të cilat u mor vendim që të rinumëroheshin nga KQZ.

Arsyet për rinumërimin e këtyre 494 venvotimeve kanë të bëjnë me bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike në 35 vendvotime, bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve në 6 vendvotime, kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik në 370 vendvotime dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas në 83 vendvotime.

Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve, sipas zyrtarëve të KQZ-së, pritet të përfundojë nesër.

Mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid

Opoja.net

Kur do të lejohen dasmat në Kosovë?

Opoja.net

Vitia premton: Hoteleria dhe gastronomia hapen më 18 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net