Vdes në QKUK 44-vjeçari që u rrëzua nga lartësia në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë nga Spitali i Prizrenit, si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia nga lartësia.

Lajmin ka konfirmuar Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente të QKUK-së.

Syla ka treguar se viktima kishte rënë nga lartësia dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

“Pacienti kishte rënë nga lartësia. Kishte lëndime të shumta trupore, politraumë të rëndë, gjendje jostabile. Nuk u ka përballuar lëndimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente”, tha Syla.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-