Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se situata e krijuar nga vërshimet në vend kërkon kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët.
Ajo ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe qytetarët për reagimin e shpejt dhe profesional, duke theksuar se gjatë ditës ka komunikuar me kryetarët e komunave të prekura për të koordinuar veprimet në terren.
Osmani ka nënvizuar se Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur në bashkëpunim me organet e rendit, ndërsa ka theksuar gatishmërinë e plotë të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ofruar mbështetje, nëse paraqitet nevoja.
“Situata kërkon kujdes maksimal. U bëj thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente. Bashkëpunimi i ngushtë dhe reagimi profesional mbeten vendimtare për përballimin me sukses të kësaj situate”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

