Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar edhe një herë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për të cilin thotë se bënte thirrje për bashkimin kombëtar, ndërkaq sot po I ndanë shqiptarët, shkruan Hazeta Metro.
Ky reagim nga kreu i PDK’së vjen pas mos-hapjes së kufirit me Shqipërinë, për çka Veseli thotë se Kurti sërish ka dështuar me Shqipërinë, duke e mbajtur të mbyllur kufirin.
Në një postim në Facebook, Kurti ka shktuar se kjo qeveri ka hapur kufirin me Serbinë, ndërsa me Shqipërinë po e mban mbyllur duke i ndarë shqiptarët.
“Ky maltretim është i papranueshëm”, ka shkruar Veseli.
Ky është postimi i plotë:
“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.