Pavarësisht që me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masat anti-Covid, është ndaluar organizimi i ahengjeve, fejesave dhe dasmave, një gjë e tillë nuk u respektua nga qytetarët. Vetëm mbrëmë nga inspektorët e AUV-it dhe Policia e Kosovës janë ndaluar dhjetë dasma në regjionin e Prizrenit.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaci ka thënë , se inspektorët sanitar kanë shqiptuar tetë gjoba për lokalet e gastronomisë. Poashtu Thaçi konfirmoi se katër lokale janë mbyllur.
Zëdhënësi i AUV-it bëri të ditur për Express, se shtatë ahengje janë ndaluar në qytetin e Prizrenit, dy ahengje në Malishevë dhe një Rahovec.
Ndalim të ahengjeve pati edhe në Prishtinë, ndërkohë Thaçi shtoi se kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
“.Në Prishtinë është gjobitur një lokal. Kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të ndikuar në rënie të numrit të të infektuarve”, ka thënë Thaçi.
Në bazë të vendimit të Qeverisë, shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitete e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Masat janë në fuqi nga 20 gusht deri më 1 shtator 2021.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.