Vetëvendosje, PDK dhe “Kosovskih Srba” me 52 kandidatë për zgjedhjet në Zveçan dhe Leposaviq

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është mbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme per Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Gjatë periudhës nga 26 nëntori deri më 2 dhjetor, KQZ-ja ka pranuar dy aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për Komunën e Zveçanit dhe tri për Komunën e Leposaviqit.

Partia Demokratike e Kosovës ka 16 kandidatë në Zveçan dhe katër kandidatë në Leposaviq.

Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidtatë në Zveçan dhe dy kandidatë në Leposaviq.

Ndërsa Partia “Kosovskih Srba” ka 20 kandidatë në Leposaviq.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-