Ashtu si edhe fshatrat tjera të Opojës edhe Fshati Blaç ishte thirrur nga MUP-i serb për të raportuar nësë ky fshat posedonte armë.
Përfaqësuesit e fshatit, Faik Bilalli dhe Ramadan Nebiu, me 7 shtator 1998 duke folur te Shumaria para ushtrisë serbe thanë se fshati nuk ka armë dhe nuk ka ndonjë organizim të armatosur.
Ushtria serbe pasi “merr garanci” se nga Blaçi nuk po përgatitet ndonjë sulm ndaj MUP-it dhe Jugosllavisë i le të lirë përfaqësuesit e fshatit.
Në sekuencën e ardhshme OpojaSot.com do të transmetojë raportimin e përfaqësuesve të Zaplluzhes, ku dorëzohen edhe dy pistoleta.
Na ndiqni dhe mos humbisni këto sekuenca të rralla. /OpojaSot.com/Opoja.net/
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.