Vitia mbledh kryetarët e komunave, diskutohen masat e reja antiCOVID

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke zhvilluar një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët po diskuton për masat e reja antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo mbledhja ka filluar në orën 10:00.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Gazetën Sinjali, se Vitia ka ftuar në takim kryetarët e komunave pas reagimit që ky asociacion bëri dje lidhur me mbylljen totale prej 12 ditësh.

Gazeta Sinjali raportoi dje se në mbledhjen që i pari i Shëndetësisë pati me gastronomët, është diskutuar që të mbyllen lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare, palestrat dhe shkollat, nga data 6 deri më 18 prill.

Kundër masave të propozuara dje kanë dalë gastronomët, të cilët thanë se Vitia ka marrë vendim pa i konsultuar.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-