Vjosa Osmani tregon se a do të kthehet në LDK

Opoja.net Opoja.net Kosova

U.D e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për një rikthim të mundshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Osmani ka thënë se pas 14 shkurtit është komplet një realitet i ri politik.

“Afërsisht 400 mijë qytetarë kanë votuar për bashkimin e forcave tona dhe vizionit të ri politik”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se nuk do t’ia kthejë shpinën 400 mijë votuesve të koalicionit dhe mëse 200 mijë votuesve të saj.

“Unë do të përfaqësoj të gjithë qytearët, por nuik mund t’ua kthej shpinën të gjithë atyre qytetarëve dhe aktivistëve që kanë punuar ditë e natë. Njerëzit kanë treguar se çfarë dojnë dhe ma kanë trasuar rrugën përpara. Në asnjë rrethanë nuk devijoj nga kjo rrugë”, ka shtuar Osmani në RTV Dukagjini.

Ajo i ka uruar suksese LDK-së në procesin ku po gjenden.

“I uroj suksese në procesin e reformimit. Shpresoj që ajo të ndodh sa më shpejt. Kam folur për këtë edhe më herët”, ka shtuar Osmani.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-