Vlerat ushqyese të portokallit

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Shëndeti

Portokallet janë ndër agrumet më të njohura e të vlerësuara jo vetëm për shijen, por edhe për vlerat ushqyese. Përfitimet që marrim nga agrumet janë shumë dhe përfshijnë shumë aspekte të shëndetit. Vitamina C është ajo që dimë më shumë për portokallin, por kjo nuk është vlera e vetme e saj.

Në 100 g portokall kemi 8 g. karbohidrate, fibra 1.6 g dhe 34 kalori. Me këtë sasi përmbushen 50% e kërkesave të përditshme të vitaminës C.

Disa arsye më shumë për të konsumuar portokallin:

1.Portokallet janë të pasura me elementë të shumtë që kanë efekt citotoksik kundër qelizave të kancerit. Nga studimet e fundit besohet se agrumet janë në gjendje për të luftuar tumoret e lokalizuara në mushkëri, lëkurë, stomak dhe në zorrë.

2.Ndikojnë dukshëm në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në trup, prania e të cilit reduktohet për shkak të sasisë së lartë të fibrave të tretshme, të pranishme tek agrumet.

Prania e lartë e vitaminës C tek portokalli lufton radikalet e lira, të cilat konsiderohen përgjegjës për disa sëmundje kronike, ndër të cilat dhe disa forma të kancerit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.
Pirja e lëngut të portokallit na ndihmon për të mbrojtur veshkat dhe për të zvogëluar rrezikun e gurëve në to.
Përmbajtja e kaliumit tek portokalli është një aleat i mirë për mbrojtjen e zemrës, duke pasur parasysh faktin se një mungesë e mundshme mund të çojë në ndryshime të ritmit kardiak të njohur si aritmi.
Lëkura e portokallit është e pasur me beta-karotene, e cila na ndihmon për t’u mbrojtur qelizat nga plakja./

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-