Profesori, Vloran Krasniqi me një shkrim emocional për Gruan (Valentinën) dhe Vajzën e tij të vogël (Jetën) në një vjetorin e vdekjes në aksident trafiku 💔🥲
Sot bëhet një vit që humba Valentinen, gruan time të dashur dhe Jetën, engjëllin tim të vogël…
Valentina ishte zemra e shtëpisë sonë, e dashur, e urtë, gjithmonë pranë me fjalë të mira e me shpirt të pastër.
Ajo nuk ishte vetëm gruaja ime, por shoqja ime më e mirë, mbështetja ime në çdo hap.
Me të, jeta ime kishte kuptim. Me buzëqeshjen e saj, qetësohej çdo stuhi brenda meje.
Dhe me vone erdhi Jeta, dhurata më e shtrenjtë që më solli ajo.
Jeta ime e vogël, dy vjet dritë, dy vjet pafajësi e dashuri që s’mund të përshkruhet me fjalë.
Sytë e saj të vegjël shihnin botën me çudi, e zemra e saj e pastër më bëri të kuptoj sa e madhe mund të jetë dashuria e një babai.
Por një ditë gjithçka u shua, një aksident i mori të dyja, në një çast u shkatërrua bota ime.
Ju ikët papritur, pa një fjalë lamtumire, pa një përqafim të fundit. Nuk pata as mundësinë t’ju varros siç meritonit, dhe ky boshllëk më shpon shpirtin çdo moment. Por ju mbaj përjetë në zemër dhe në çdo frymë që marr, dhe lutem që Zoti t’ju dhurojë paqen e përjetshme dhe dritën që s’fiket kurrë.
Edhe pse dhimbja më shtyp çdo ditë, besoj me gjithë shpirt se do të takohemi sërish, në një jetë ku nuk do të ketë më dhimbje, as ndarje, por vetëm dashuri të pafund dhe paqe të përjetshme.
Qofshit banore te xhenetit Vale dhe Jeta!💔💔
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.