Vranësira e temperatura deri në 25 gradë, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Opoja.net Opoja.net Kosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme.

Kështu që nuk parashihen ndryshime të ndjeshme në parametrat meteorologjikë. Do të ketë vranësira të përqendruara në stadin e lartë të Troposferës por që për rreth relievit malor parashihen edhe vranësira të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-