Vuçiq: Nuk do të lejojmë Kosovën në OKB

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Nuk mund të pranojmë që Kosova të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara, tha Vuçiq nga Nju Jorku për televizionin serb Pink.

Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse pranon edhe nëse nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Nëse pranojmë, nuk do të mund të na nxirrni kurrë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, do të jemi të izoluar. Çdo gjë ka pasojat e veta”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se gjatë vizitës së emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, atij i është ofruar një dokument të cilin ai refuzoi ta pranojë.

“Të them nëse gjithçka e publikuar (në faqen e Albanianpost) është e saktë, nuk mundem, nuk më kujtohej gjithçka që ishte shkruar në ato katër faqe. E dija që nuk duhej ta kisha marrë atë letër”, tha Vuçiq dhe tregoi se publikimi i gazetës nuk ka ardhur nga pala serbe.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-