Vuçiqi me dokumente në Paris, e pyet Macronin: A shkruan KS apo RKS?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një takim me homologun francez, Emmanuel Macron.

I pari i Serbisë i ka sjellë me vete në Paris edhe disa dokumente të cilat ia ka prezantuar Macronit, shkruan RTS, transmeton Klan Kosova.

Pastaj Vuçiqi e ka pyetur atë se a shkruan KS apo RKS?

“Unë ia tregova Emmanuel Macronit. Ja, President, ja shiko. A thotë: KS/RKS? Epo, po. Unë thjesht po e kërkoj, por nuk do ta japin sepse e kanë anuluar në mënyrë të njëanshme në 2020, sepse janë tabela neutrale ndaj statusit. Ne vetëm atë kërkojmë, vetëm atë që shkruhet”, ka thënë Vuçiq.

Pas takimit, Vuçiq ka ndarë edhe disa fotografi me Macronin në llogarinë e tij në Instagram.

Unë e shoh presidentin Emmanuel Macron si mik i sinqertë i Serbisë. Ne njihemi prej kohësh dhe besoj se së bashku mund të bëjmë shumë gjëra të mëdha dhe të realizojmë një numër të madh projektesh. Folëm gjatë dhe hapur për të gjitha çështjet e rëndësishme. Faleminderit mik i dashur”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-