Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri është gati për ta udhëhequr ekipin drejt sukseseve të reja

Opoja.net Opoja.net Sport

Baseli është duke u përgatitur për edicionin e ri të kampionatit zviceran dhe garat evropiane, me fazën përgatitore që po zhvillohet në Austri. Kapiteni i skuadrës, Xherdan Shaqiri, ka ndarë mendimet e tij me gazetarët zviceranë për procesin e stërvitjes dhe planet për sezonin që vjen.

“Gjërat po shkojnë mirë. Po ushtrojmë fort, që është me rëndësi. Duam të jemi gati edhe për kualifikimet e Ligës së Kampionëve,” tha Shaqiri, i cili udhëhoqi Baselin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës sezonin e kaluar.

Kur është pyetur nëse faza përgatitore bëhet më e vështirë me moshën, Shaqiri ka thënë se gjithmonë është e vështirë.

“Ju i kuptoni disa gjëra kur keni më shumë përvojë. Lojtarët e rinj po bëjnë përparim në kuptimin e fitnesit. Pasi unë jam lojtar kreativ, mund të duket që po luaj si dhjetë vjet më parë. Por të duhet më shumë pushim pas ndeshjes,” shtoi ai.

Shaqiri ka theksuar se tani e njeh më mirë trupin e tij dhe është në dijeni të nevojave të tij fizike. “E di çka i duhet. Por po ndihem shumë mirë,” tha ai.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-