Zemaj: Situata me COVID-19 është nën kontroll

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ka filluar takimi i ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj me Komitetin për Vlerësim të Situatës me COVID-19.

Gjatë këtij takimi, ministri Zemaj deklaroi se gjendja e pandemisë në vendin tonë është nën-kontroll dhe s’ka tendenca për alarm të asnjë lloj natyre që mund të paraqitet.

“Përkujdesja ndaj pacientëve vazhdon të jetë e shkëlqyer dhe madje ka qenë e shkëlqyer edhe për njerëzit e ardhur nga vendet e tjera.Por megjithatë nuk dua që kjo fjalë e imja të fillojë me lëvdatë për ju apo për sistemin shëndetësorë që përkundër sfidave mund të lavdërohet me statistikat e deritanishme.Nga data 4 shkurt 2020 deri më 21 shkurt 2021 janë testuar gjithsej 285 mijë e 900 persona të dyshimtë me virusin COVID-19. Gjurmimi i rasteve aktive është bërë nga ekipet e IKSHPK-së, të cilët janë pjesë e suksesshme në luftën kundër virusit COVID-19”, tha Zemaj.

Ministri në detyrë, Armend Zemaj deklaroi se janë 66 mijë e 380 raste nga mostrat e testuara të cilët rezultuan pozitiv, ku deri më 21 shkurt janë 58 mijë e 169 të infektuar të shëruar apo 87.6%, aktualisht janë 6 mijë e 639 raste aktive që shprehet 10 në përqindje.

“Në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, 49 raste përfunduan me fatalitet, ndërsa pozitivitet i është 1.18%.Janë regjistruar a 1 mijë e 572 vdekje. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike të rasteve në dy javët e fundit, me 1.16 përqind, por me shenja iniciale të mundësisë të rritjes së rasteve në këtë javë.Kemi ulje të rasteve të vdekjeve të raportuara për 36.7%. Sipas moshave përqindja e të prekurve me COVID-19 është më e ulët, nga 0 deri në 9 vjet, 1.7 kurse nga 1.6 të moshës 30-39 vjeçare.Sipas gjinisë meshkuj 51% janë pak më shumë të prekur krahasuar me fermat ku javën 49%”, shtoi ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-