Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ende nuk është marrë vendim për lehtësimin ose jo të masave të reja anti-Covid, raporton Ekonomia Online.
Zemaj ka thënë se gjendja epidemiologjike është e qetë, por se masat në fuqi duhet respektuar.
“Nëse mund të lëvizim sa i përket grumbullimit të personave në një vend. Duke ruajtur distancën, maskën e higjienën”.
Zemaj shtoi se kanë shpërndarë një udhëzues për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, e që do të njëjtë i njëjtë si në zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut.
Sa i përket për datën e vaksinimit anti-Covid, Zemaj ka thënë se akoma nuk ka vaksimin të rregullt e të garantuar për asnjë shtet.
“Ne e kemi planin dhe dinamikën tonë. Jemi në hapa konkret të sigurimit dhe shpërndarjes së vaksinës”.
Ai këto komente i bëri kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë i kanë dhuruar donacion: pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej mbi 2 milionë euro Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.