Zhduket një 15 vjeçare në Prizren, nëna e raportoi tre ditë pas largimit nga shtëpia

Opoja.net Opoja.net Kronika

Sipas informatave të Gazetës Sinjali, rasti është raportuar më 18 tetor 2025, rreth orës 10:30, në Stacionin Policor të Prizrenit, nga nëna e vajzës, A. Buduri rreth 37-vjeçare, e cila ka deklaruar se vajza e saj A.K. rreth 15-vjeçare është larguar nga shtëpia më 15 tetor, rreth orës 12:00, dhe që nga ajo ditë nuk dihet vendndodhja e saj.

Në momentin e largimit, e mitura ka qenë e veshur me bluzë të zezë, pantallona të zeza (farmerka) dhe patika të bardha, me floktë dhe sytë ngjyrë kafe, dhe është e gjatë rreth 1.70 metra.

Nëna e vajzës ka deklaruar se vajza është larguar edhe më herët nga shtëpia, por zakonisht ishte kthyer pas një kohe të shkurtër.
Kësaj here, ajo nuk është kthyer dhe familja ka humbur çdo kontakt me të.

Në vendngjarje ka dalë njësia patrulluese ndërsa rasti është marrë nga Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, në koordinim me Prokurorin Kujdestar të Shtetit.

Policia po punon për gjetjen dhe kthimin e saj në familje./Sinjali/


 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


Moti për sot

- Reklama-
- Reklama-