Seanca për zgjedhjen e presidentit është vendosur të mbahet në orën 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes së u mbajt sot.
Lajmin e ka konfirmuar u.d së shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila përmes një konference për media.
“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18:00. Ne si grup parlamentar kemi shpreh gatishmërinë që të marrim të gjitha hapat e duhur për mbarëvajtje të suksesshme të një séance për zgjedhjen e presidentes”, tha ajo.
Vjosa Osmani është kandidatja që pritet të votohet sot nga deputetët në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet në mbrëmje.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.