Zyrtare: Pezullohet Liga Unike në basketboll

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Bordi Drejtues i Ligës Unike sot më 18.11.2022 në Tiranë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për Meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave.

Deri te ky vendim Bordi Drejtues i Ligës Unike ka ardhur pas takimit disa orësh me klubet shqiptare sot në Tiranë në prani edhe të dy presidentëve të Federatave themeluese të kësaj lige.

“Për shkak të tërheqjes së dy ekipeve nga Shqipëria, Tiranës dhe Teutës është i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë, prandaj Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit Drejtues të Ligës Unike,

Ilir Trebicka

Kryetar

Liga Unike”, thuhet në njoftimin e Bordit të Ligës Unike. /Demokracia.com

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-