Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi dhe Pylltari kanë hyrë sot në ambientet e ndërmarrjes ilegale serbe “Srbija Shuma” në Leposaviq.
Këtë veprim e ka konfirmuar për portalin KoSSev zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, zyrtarët e agjencisë e konsiderojnë këtë objekt si pronë të tyre, ndërsa ka bërë të ditur se tani kjo ndërmarrje serbe do të mbyllet.
Ai shtoi gjithashtu se në këto hapësira pritet të vendoset ndërmarrja publike kosovare për mirëmbajtjen e pyjeve.
Elshani tha se policia e rajonit të Veriut ka pasur vetëm rol asistues në këtë aksion të ndërmarrë nga zyrtarët e Prishtinës, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.