Zyrtarizohen katër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it

Opoja.net Opoja.net Sport

Kombëtarja e Kosovës ka arritur kualifikimin historik në ‘play-off’ të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ gjatë kampanjës kualifikuese luajtën në Grupin B së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.

Në këtë cikël kualifikues ata morën tri fitore, dy barazime dhe një humbje, pra, gjithsej 11 pikë duke zënë vendin e dytë pas Zvicrës lidere.

 Kombëtarja e Kosovës

Tashmë janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it e cila do të nis në muajin mars.

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në ‘play-off’ janë: Polonia, Republika Çeke, Uellsi dhe Sllovakia.

Kujtojmë se shorti që do të vendos se kush do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Kosovës do të mbahet ditën e enjte.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-