Shaban Shabani pas përfundimit të zgjedhjeve: Ky ishte mesazhi i tij në rrjetin social Facebook
Të nderuar qytetarë,
Falënderimi ynë më i sinqertë shkon për secilin që ushtroi të drejtën e votës, sepse çdo votë është një zë i demokracisë, një hap përpara drejt ndërtimit të së ardhmes që të gjithë e duam.
Një mirënjohje e veçantë u takon të gjithë aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës, që dhanë maksimumin e tyre me përkushtim dhe angazhim të sinqertë.
Edhe pse bashkërisht punuam shumë, rezultati nuk ishte ai që e prisnim. Shumica e qytetarëve vendosi ndryshe nga pritjet tona. Prandaj, në cilësinë e kandidatit për kryetar në këto zgjedhje, e pranoj rezultatin e këtij procesi demokratik, sepse për mua, mbi çdo rezultat qëndron vullneti i qytetarëve dhe respekti për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.
Në këtë frymë, uroj kryetarin e ri të zgjedhur, z. Bexhet Xheladini, me dëshirën që premtimet e dhëna të kthehen në vepra dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, pa dallime.
Angazhimet tona të përbashkëta do të vazhdojnë. Le ta shohim këtë moment si një mundësi për të reflektuar edhe më shumë dhe për të ndërtuar një vizion të ri e më të fuqishëm për të ardhmen.
Krejt në fund, edhe një herë, ju faleminderit nga zemra për çdo votë, për çdo përpjekje dhe për çdo besim që na dhatë.
Me mirënjohje e respekt!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

