Opoja.net

Dragash – Nusja punësohet në shkollën, drejtor ka vjehrrin e saj

Aktuale Opoja
Dragash – Nusja punësohet në shkollën, drejtor ka vjehrrin e saj

Drejtoria e Arsimit në Dragash, sot e ka shpallur fituesen e konkursit për mësim klasor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ilmi Bahtijari”, në fshatin Zaplluxhë.

Fituese është shpallur Shahindere Ramadani, e cila drejtor do ta ketë vjehrrin e saj, ndërsa babai i saj ishte ish-drejtor i Arsimit në komunë.

Disa ditë para se të shpallej rezultati përfundimtar, gazeta JnK ka pranuar ankesë nga një kandidate me pretendimin që ky konkurs është planifikuar për të rehatuar nusen e drejtorit të shkollës, familja e të cilës ka lidhje politike me Partinë Demokratike të Kosovës që edhe e udhëheq këtë komunë.

Kandidatja e cila nuk ka dashur t’i bëhet emri publik, tha për gazetën JnK, se Shahindere Ramadani e cila e ka fituar konkursin është e reja (Gruaja e të birit)  e drejtorit të shkollës Naser Meleqi dhe se babai i saj Hajri Ramadani ka qenë ish drejtor i Arsimit në komunë mandatin e kaluar.

“Ka pas edhe më të mirë në konkurs. Përderisa e ka vjehrrin drejtor të shkollës, babain ish drejtor të arsimit kjo na lë me dyshu që me ndikime politike ka arrit të del e para në rezultate”, tha ajo.

Pas këtyre pretendimeve, gazeta ka kontaktuar me fituesen e konkursit, Shahindere Ramadani.

Ajo nuk i ka mohuar pretendimet e palës ankuese duke thënë se babai i saj ka qenë ish-drejtor i Arsimit dhe se vjehrri i saj është drejtor i shkollës ku ka konkurruar. Ajo tha se edhe babai edhe vjehrri kanë lidhje politike me PDK-në.

Ndërsa, ka treguar edhe shkollimin e saj.

“E kam përfundu Fakultetin e Edukimit, programin fillor në Universitetin e Prishtinës”, tha ajo.

Por, lidhjet politike me PDK-në nuk i ka pranuar vjehrri i saj Naser Meleqi.

Ai pasi e konfirmoi që Shahindere Ramadani është nusja e djalit të tij, tha se ka qenë kryetar i degës së AAK-së në Dragash, subjekt i cili është në koalicion qeverisës me PDK-në.

Sa i përket konkursit Meleqi tha se nuk ka ndikuar në punësimin e nuses së djalit të tij.

“Me Shahindere Ramadani kam lidhje familjare është nusja e djalit tim. Konkursi është hap pasi me 24 prill shkon në pushim të pleqërisë një punëtor i kësaj shkolle. Unë kam qenë kryetar i degës së AAK-së në Komunën e Dragashit”, tha ai.

Gazeta ka kontaktuar edhe me drejtorin e Arsimit në Komunën e Dragashit, Vloran Cenaj.

Ai tha për gazetën JnK, se  konkursi është hapur në bazë të kërkesave për rekrutim duke treguar se një punëtor shkon në pension dhe se pozita e tij duhet të zëvendësohet.

“Konkursi është hap në bazë të kërkesave për rekrutim. Dikush ka shkuar në pension dhe tash është hap vend i punës për mu zëvendësuar”, tha Cenaj duke mohuar se konkursi është hapur për të rehatuar familjaren e drejtorit.

Ndryshe, Kandidatët e pakënaqur me rezultatet e shpallura, mund të bëjnë ankesë me shkrim në DKA -Komisionin për ankesa, brenda 8 ditëve nga data e shpalljes së këtij Vendimi.

Loading...

Mos i humb

Drejtoria e Arsimit në Dragash sot organizoi Olimpiadën Matematikore Komunale

Opoja.net

Ujku shfaqet në një fshat të Dragashit, afër rrugës ku kalojnë nxënësit

Opoja.net

Kryetari Shabani ka nënshkruar një marrëveshje me Caritasin Zviceran për promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Komunën e Dragashit

Opoja.net

Shkollat e Dragashit janë paisur me Laptop dhe Projektor!

Opoja.net

Piraj: Suksesi i biznesit i garantuar kur punëtorët janë të kënaqur

Opoja.net

Aktivitetet e Drejtorisë së Arsimit në Dragash me Caritasin Zviceran (CaCH) në kuadër të projektit SHPRESE të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë me klasat para fillore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net