Qeveria ndan 130 mijë euro për Dragashin – Përfitojnë Bellobradi, qyteti i Dragashit dhe Kosava

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua ndarja e shumës prej 130,000€ për Komunën e Dragashit, në kuadër të programit për zhvillim rajonal.

Këto mjete do të investohen në tri projekte kyçe infrastrukturore:

  • ✅ Rregullimi i amfiteatrit të hapur në fshatin Bellobrad;
  • ✅ Ndërtimi i murit mbrojtës në qytetin e Dragashit;
  • ✅ Riparimi i rrugës në fshatin Kosavë.

Ky investim synon të përmirësojë cilësinë e jetës dhe infrastrukturën në zonat urbane dhe rurale të komunës, duke sjellë zhvillim të qëndrueshëm për banorët.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-