Kosova dhe Austria synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin drejt BE-së

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar një takim me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, ku në fokus ishin thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi evropian i Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e energjisë, hekurudhave dhe teknologjisë digjitale, si dhe rëndësia e investimeve austriake dhe kontributit të mërgatës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua integrimit të Kosovës në SEPA dhe përfshirjes në zonën e roamingut të Bashkimit Evropian. Sipas deklaratës, Kosova ka përmbushur kushtin e fundit ligjor për SEPA-n, ndërsa për roamingun pritet të nisin negociatat së shpejti.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me kërkesën që të gjitha vendet kandidate të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kosova synon avancimin drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-