Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS

Opoja.net Opoja.net Kosova

Policia e Kosovës ka funksionalizuar integrimin e Sistemit Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) me platformën shtetërore e-Kosova, duke u mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë në informatat për gjobat dhe masat në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë, përmes këtij shërbimi të ri, qytetarët do të njoftohen në platformën e-Kosova dhe përmes mesazheve SMS sapo gjoba të regjistrohet në sistem.

Po ashtu, përmes platformës do të mund të shihen informatat për gjobat dhe masat mbrojtëse, ndërsa pronarët e bizneseve do të kenë mundësi të qasen në raportet përkatëse për gjendjen e tyre lidhur me gjobat.

Raportet përfshijnë të dhëna për gjobat e papaguara, masat mbrojtëse ndaj personave fizikë, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë-shoferit, si dhe pikët negative, sipas të dhënave të regjistruara në sistem.

Policia e Kosovës vlerëson se ky integrim do të rrisë transparencën, do të lehtësojë komunikimin me qytetarët dhe do të përmirësojë qasjen në informatat lidhur me kundërvajtjet në trafik.

Në fund, qytetarët janë ftuar ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për t’u informuar për gjobat dhe masat e shqiptuara në trafik.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-