Opoja.net
Meka Mish

LVV në Sharr: Manipulime me konkurse, jotransparencë, nepotizëm

Në konkursin e fundit të shpallur nga ana e DKA (Drejtoria Komunale e Arsimit) si çdo herë edhe këtë rradhë po ndodhin keqpërdorime të dukshme. Nepotizmi përveç që është bërë pjesë e pandashme e këtij sistemi qeverisës, tani është shëndrruar në inponim. Nuk ka rëndësi nëse je profesionalisht i përgatitur për një pozicion të caktuar, rëndësi ka a je përkrahës (familjar) i partisë uzurpatore të sistemit.

Vetë publikimi i rezultateve në faqen zyrtare të komunës i përzgjedhjes së kandidateve tregon jotransparencën për kandidatët tjerë pjesmarrës në konkurs.

Në fotografinë e parë është i paraqitur rezultati i një konkursi të një komune tjetër në Kosovë, ku në bazë të numrit të protokollit tregohen edhe pikët e arritura nga kandidatët tjerë, përveç emrit të kandidates së përzgjedhur. Në fotografinë e dytë është paraqitur rezultati i konkursit të fundit, për pozicionet mësues/e klasor dhe edukatore.
Të përzgjedhura R.S e cila është vajza e nënkryetarit aktual të komunës dhe Sh.R që është vajza e ish-drejtorit të DKA-së në Sharr si dhe njëkohësisht reja e drejtorit aktual të shkollës fillore “lmi Bahtjari” në fshatin Blaç. Vlen të theksohet se ish-drejrori i DKA-së ka qenë i dënuar nga organet e gjyqësisë në kohën sa ishte në atë pozitë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Pra, përveç se dominon nepotizmi e familjarizmi, mungon edhe transparenca e shpalljes së rezultateve. Kandidatët e papërzgjedhur të paktën duan të dinë rradhitjet e tyre dhe rezultatet që kanë arritur në konkurs.

Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të zhduket ky fenomen. Inponim nuk do të jetë përzgjedhja në baza familjare e partiake, por në bazë të përgatitjes profesionale që posedon kandidati/ja.

No photo description available.

Mos i humb

Në Dragash u zhvillua turneu i Pehlivanëve

Opoja.net

Konfiskohen disa lopë në Restelicë, u futën ilegalisht brenda Kosovës

Fari Kolloni

Kryetari Shabani: 15 Qershori ditë shprese e gëzimi, kur nga Komuna jonë u larguan forcat serbe

Fari Kolloni

Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2019 në komunën e Dragashit

Kushtrim Guraj

Brenda dy ditësh, Komuna e Dragashit ‘i çon’ mbi 100 mijë euro në Restelicë

Fari Kolloni

Nga 13 e 14 rroga, tani kompania “Meka” edhe sigurim shëndetësor për punëtorët e saj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net