Opoja.net

​Fitorja e shtatë radhazi për Ponte Prizrenin, mposht Sigal Prishtinën

​Fitorja e shtatë radhazi për Ponte Prizrenin, mposht Sigal Prishtinën

Ponte Prizreni e ka mposhtur Sigal Prishtinën në udhëtim me rezultat 70:80 (18:18, 12:27, 15:12, 25:23), në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 18:18.

Periudha e dytë ishte vendimtare në këtë përballje. Mysafirët e fitojnë këtë pjesë 12:27, për të shkuar në pushim me rezultat 30:45.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, 15:12 dhe 25:23, megjithatë, Ponte Prizreni triumfoi në fund 70:80, që ishte e shtata radhazi në këtë edicion të Superligës, përcjell KosovaPress.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 19 pikë e 10 kërcime, Daniel Lekndreaj me 12 pikë e tetë kërcime dhe Meriton Ismaili me 12 pikë, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Josh Martin me 18 pikë e 18 kërcime dhe Arti Hajdari me 23 pikë.

Sigal Prishtina ka tri fitore dhe nëntë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje.

Kur dhe ku do të zhvillohet finalja mes Chelseat dhe Manchester Cityt?

Opoja.net

Ndryshojnë rregullat për Euro 2020

Opoja.net

Vojvoda i sjellë 3 pikë të arta Torinos

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net