Opoja.net

​Ronaldo: Energjia e madhe po më mban gjallë

Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo vazhdon të befasojë me paraqitjet e tij në fushën e blertë edhe pse skuadra e tij, Juventusi nuk është duke bërë një sezon të mirë.

Përmes një mesazhi të lëshuar në rrjetin social “Facebook”, Ronaldo ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të ndalet drejt rekordeve të reja dhe se energjia që ka e po mban gjallë, përcjellë KosovaPress.

“Ka ende shumë më tepër për të arritur dhe besoj se mund t’ia dalim së bashku. Qëllimet janë një pjesë thelbësore e asaj që jam. Unë nuk mund të ndaloj së ndjekuri edhe më tutje, mezi pres të arrij një rekord tjetër!“

“Unë gjithmonë dua më shumë dhe mendoj se kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh thonë se kam kaq shumë energji dhe se nuk ndalem kurrë. Ndoshta është e vërtetë, por kjo është thelbësore për të më mbajtur gjallë!”, shkroi ai në “Facebook”

FIFA konsideron sistem të ri futbolli si në kajde të basketbollit

Opoja.net

Mourinho instalon dron dhe ekran gjigant në qendrën stërvitore, ua tregon lojtarëve gabimet në kohë reale

Opoja.net

Çfarë i ka mbetur Messit të arrijë ende?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net