Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale K.B. nga fshati Buqe – Komuna e Dragashit, e cila masë do të llogaritet prej kohës së arrestimit prej datës 29.01.2018 nga ora 14:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 28.02.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 185 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së, në kuptim të nenit 187 par.1 nën par.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3 të KPPK. Sepse i pandehuri me iniciale K.B. me datën 29.01.2018, rrethë orës 13.00, në Gjykatën Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm Penal, pikërisht në zyrën nr.208, seriozisht e kanosë personin zyrtar me fjalë, vepra apo gjeste në lidhje me punën apo me pozitën e tij, në atë mënyrë që në një seancë gjyqësore në cilësinë e të akuzuarit, gjatë tërë seancës i është kanosur të dëmtuarit gjyqtarit me iniciale L.B. me fjalët ”nëse unë shpallem fajtor ti do të kesh punë me mua” po ashtu edhe në prezencën e zyrtarëve policorë i është kanosë të njëjtit me fjalët kërcënuese “ unë dhe ti do të shihemi përsëri, ti ke punë me mua” , me ç’rast me këto veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth dhe frikë si dhe ia ka rrezikuar sigurinë personale, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj..
1 muaj paraburgim një të dyshuari për kanosje nga fshati Buqe i Dragashit
Kushtrim Guraj
Zeni Krasniqi është emëruar drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit
12:25 - 29/03/2023
Zëvendësministri i Mbrojtjes aksidentohet në Dragash
23:25 - 28/03/2023
Njoftim nga Hidroregjioni Jugor rreth ndërprerjes së ujit në Dragash
22:18 - 25/03/2023
Me çfarë etike duhet pajisur agjëruesi?
18:16 - 31/03/2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni “Asociacioni po bëhet”
23:18 - 30/03/2023
Edhe një klub italian interesohet për Ermal Krasniqin
21:50 - 29/03/2023
Arrestohen tre kosovarë në Zvicër, u kapën në flagrancë duke punuar pa letra
18:49 - 29/03/2023
Zeni Krasniqi është emëruar drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit
12:25 - 29/03/2023