Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit, janë regjistruar 35 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 36 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Në kuadër të aktiviteteve policore, janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 143 tiketa trafiku, ndërsa 13 persona janë arrestuar.
Po ashtu, 8 persona janë ndaluar, ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. Sipas statistikave, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

