10 lojtarët më të mirë të Botërorit 2022, Messi lider

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Portali Goal.com ka publikuar një vlerësim të futbollistëve më të mirë të Botërorit 2022 që po zhvillohet në Katar.

Sipas gazetarëve, kryesuesi i kësaj liste është sulmuesi i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi. Sulmuesi 35-vjeçar ka katër gola dhe dy asistime në pesë ndeshje.

Vendet e dyta dhe të treta janë zënë nga lojtarët e kombëtares franceze Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Në top 10 ishin edhe: Dominik Livakovic (Kroaci), Ashraf Hakimi (Marok), Bruno Fernandes (Portugali), Sofian Amrabat (Marok), Richarlison (Brazil), Cody Gakpo (Holandë), Jude Bellingham (Angli).

Në gjysmëfinale të Botërorit 2022, Argjentina do të luajë kundër Kroacisë dhe Franca ndaj Marokut.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-