Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i është drejtuar me letër ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt për problemin e duhanit në sallën e Kuvendit.
Ajo ka kërkuar që Inspektorati ta mbikëqyrë zbatueshmërinë e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kuvend.
Osmani dje ka adresuar problemin e pirjes së duhanit nga deputetët në objektin e Kuvendit.
“Po vërehet tymi në sallën plenare që po vjen nga salla prapa. Jeni duke e shkelur Ligjin për Duhanin. E ftoj publikisht Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të monitorojë këtë shkelje dhe t’i shqiptojë dënimet e merituara për të gjithë që po e shkelin këtë ligj brenda ndërtesës së Kuvendit”, tha ajo në seancë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.