Grenell për Hagën: Elitat akademike marrin vendime politike – Kurti ta shpërbëjë Gjykatën e huaj –

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një postim në “X”, Grenell e ka cilësuar vendimin si “skandaloz”.

Ai ka kritikuar edhe rolin e gjykatave ndërkombëtare. Sipas tij, vendimet e tyre mund të ndikohen nga konsiderata politike.

Grenell ka kritikuar edhe trupin gjykues dhe prokurorin amerikan. Ai i ka akuzuar për qëndrime politike.

Në veçanti, Grenell ka përmendur gjyqtarin zviceran Guenael Mettraux. Ai pretendon se Mettraux ka pasur rol të rëndësishëm në drejtimin e procesit.

“Vendimi i Gjykatës në Hagë për shpalljen fajtor të Hashim Thaçit, për një luftë të ndodhur 25 vjet më parë, është skandaloz. Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike. Këta tre gjyqtarë dhe prokurori amerikan janë të majtë ekstremë. Është e qartë se ata nuk i dëgjuan këshilltarët e Bill Clintonit, të cilët bënë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën. Gjyqtari zviceran Guenael Mettraux ishte lideri i vërtetë, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur në vend të tyre politikën e Jack Smithit”, ka shkruar ai.

Grenell i është drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka kërkuar nga Kurti dhe deputetët e Kuvendit që të ndërmarrin hapa për shpërbërjen e Dhomave të Specializuara, të cilat kanë selinë në Hagë.

“Edhe Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin për ta bërë këtë të mundur. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-