Fillojne lojerat me qeverine nga Lista Serbe

Opoja.net Opoja.net Lajme

Derisa formimi i qeverisë se Kosovës u mundësua nga votat e Listës Serbe dhe duke pasur parasysh ndikim e saj në këtë qeveri nuk është pritur që menjëherë ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës të fillojnë me “lojërat” e tyre dhe të votojnë kundër programit qeverisës.

Rakiq që është kryetar i Listës Serbe derisa Dalibor Jevtiq nënkryetar, kanë nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa kjo parti është kritikuar për mos publikimin e marrëveshjes. Sidoqoftë, kjo marrëveshje koalicioni u bë publike në ditën e votimit të Qeverisë Hoti.

Në këtë marrëveshje thuhet se të dy palët janë pajtuar për heqjen e pengesave dhe vazhdimin e dialogut.

Nga Lista Serbe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre sa i përket vendimit për reciprocitetin, që është vendosur me anë të një vendimi nga Qeveria në krye me Albin Kurtin.

Faton Mehmeti
Analisti politik Faton Mehmeti ka dhënë detaje pse ministrat serb votuan kundër programit qeverisës dhe cili është ndikimin i tyre në Qeverinë Hoti.

“Vota kundër programit të qeverisë është veprim taktik i Listës Srpska, për të treguar potencën, ndikimin e tyre në qeveri. Si për t’i bërë me dije kryeministrit Hoti se qeveria është në duart e Listës Srpska. Çdo qeveri që është e varur nga Lista Srpska nuk mund të ketë jetëgjatësi dhe as nuk mund të jetë aq produktive” ka thënë ai.

Sipas Mehmetit, në vazhdim të qeverisjes në momentet kyqe do jetë Lista Srpska që do “kullet” në qeveri, të shtyre nga Beogradi. Kjo do të shihet më tepër pas zgjedhjeve në Serbi, konkretisht kur të fillojnë negociatat Prishtinë-Beograd

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-