Opoja.net

4 gabime që bëni kur pastroni dritaret e shtëpisë tuaj

Pa dyshim, pastrimi i dritareve është një punë e mërzitshme, por e nevojshme. Sidoqoftë, ka disa gjëra që mund të shmangni në mënyrë që xhamat të pastrohen mirë. Lexoni më poshtë për gabimet më të mëdha që mund të bëni.

Zgjidhni një ditë me diell

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Mos i pastroni xhamat në një ditë të nxehtë dhe me diell pasi në këtë mënyrë produkti do të thahet shpejt duke lënë njolla. Më mirë, zgjidhni një ditë të vranët, por kur bëhet fjalë për në verë, kur ditët e nxehta janë të pashmangshme, filloni me dritaret të cilat nuk goditen drejtpërdrejt nga dielli.

Nuk përdorni mjaft detergjent

Ju duhet mjaftueshëm për të hequr pluhurin dhe papastërtitë. Nëse vendosni më pak, ka më shumë të ngjarë të ngelen njolla.

Përdorni një gazetë

Shumë njerëz betohen se një gazetë është mënyra e përsosur për të pastruar dritaret në mënyrë perfekte. Por, në fakt, gazeta nuk është aspak funksionale. Zgjidhni pëlhura mikrofibre. Ato janë shumë absorbuese dhe nuk lënë njolla.

I pastroni me letër kuzhine me cilësi të dobët

Nuk ka asgjë më të keqe sesa të përpiqeni t’i pastroni me një copë letër që ndahet në dysh ose lë push. Zgjidhni një letër kuzhine të trashë dhe absorbuese, e cila do t’i bëjë xhamat të shkëlqejnë. /Opoja.net/

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto