84 aksidente për 24 orë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në njëzet e katër orët e fundit janë shkaktuar gjithsej 84 aksidente në vendin tonë.

Sipas njoftimit, një prej këtyre aksidenteve ishte me pasoja fatale, ku një person ka gjetur vdekjen.

Ndërsa, 24 aksidente ishin me të lënduar dhe 59 të tjerë pa të lënduar.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në Suharekë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-