Rritja e rasteve me COVID 19, Thaçi: E urrej gjendjen e jashtëzakonshme
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave sot për gjendjen e jashtëzakonshme, e nëse me rritjen e rasteve të të infektuarve me koronavirus, mund të diskutohet përsëri kjo çështje, raporton Gazeta Express.
Thaçi tha se termin “gjendje e jashtëzakonshme” e ka urryer gjithmonë, e se thotë se një gjë të tillë e ka diskutuar vetëm pas propozimit të disa partive politike në vend.
“Gjendja e jashtëzakonshme, edhe si term gjithmonë e kam urryer edhe në kohën e Serbisë, ideja e partive që është drejtuar presidentit kam pasur obligim kushtetues që ta procedoj, çka mund të them unë kurrë nuk kam pasur ndonjë pretendim sa i përket asaj gjendje, vetëm synim për të implementuar vullnetin e partive dhe shëndetin. Ideja ka qenë që të kemi sa më pak viktima dhe sa më pak të infektuar”, ka thënë ai.
I pari i shtetit ka shtuar se tashmë e nevojshme është vetëm respektimi i udhëzimeve të Institutit të Shëndetit.
“E kam urryer nga përvoja personale që kemi përjetuar në atë kohë masa të jashtëzakonshme deri në përmasa të gjenocidit”, ka thënë ai.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.