Kanoset një zyrtar policor në Prizren, i dyshuari po kërkohet nga Policia

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një zyrtar policor ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, për shkak të detyrës zyrtare, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet bëjnë të ditur se zyrtari policor ka deklaruar se derisa ishte duke ecur në rrugë publike, i dyshuari i është afruar dhe me ton kërcënues dyshohet se e ka kanosur lidhur me detyrën zyrtare.

Pas raportimit, i dyshuari është kërkuar në adresën e tij të banimit, por për momentin ka qenë i paqasshëm për Policinë.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesi kujdestar dhe Prokurori i Shtetit.

Hetimet për lokalizimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-