Dragashi në Horën e Arbëreshëve në Sicili – takim me historinë, kulturën dhe rrënjët shqiptare që jetojnë prej mbi 500 vitesh

Opoja.net Opoja.net Opoja

KRYETARI I KOMUNËS SË DRAGASHIT, BEXHET XHELADINI, SË BASHKU ME KRYESUESIN E KUVENDIT, ASAMBLENË KOMUNALE, SHEFEN E KABINETIT DHE STAFIN PËRCJELLËS VIZITOI KOMUNËN PIANA DEGLI ALBANESI – HORËN E ARBËRESHËVE NË SICILI – NJË VEND KU SHQIPTARIZMI JETON PREJ MË SHUMË SE PESË SHEKUJSH

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesin e Kuvendit, Asamblenë Komunale, shefen e Kabinetit dhe stafin përcjellës vizitoi komunën e Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet) në Sicili, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Rosario Petta, kryetari i Asamblesë Komunale dhe stafi përcjellës.
Hora e Arbëreshëve është një nga qendrat më të rëndësishme historike dhe kulturore të shqiptarëve në Itali. Historia e saj daton që nga fundi i shekullit XV, kur, pas pushtimit osman dhe trazirave në trojet shqiptare, familje shqiptare u detyruan të largoheshin nga vendlindja dhe gjetën strehim në Italinë e Jugut dhe në Sicili. Themelimi zyrtar i vendbanimit shënohet më 30 gusht 1488, ndërsa një pjesë e kolonëve të parë kishin prejardhje nga viset e Himarës dhe Moreas.
Për më shumë se pesë shekuj, arbëreshët e kësaj treve kanë arritur të ruajnë gjuhën, kulturën, traditat, veshjet kombëtare, këngët, vallet dhe ritin fetar bizantin, duke e bërë këtë vend një dëshmi të jashtëzakonshme të qëndresës dhe vazhdimësisë së identitetit shqiptar jashtë atdheut.
Një nga pasuritë më të çmuara të kësaj treve është gjuha arbëreshe, një formë e vjetër e shqipes, e cila ka ruajtur tipare të dialektit toskë dhe elemente të lashta gjuhësore. Kjo gjuhë vazhdon të flitet nga komuniteti dhe të përcillet brez pas brezi.
Përshtypje të veçantë gjatë vizitës lanë edhe emërtimet e rrugëve dhe tabelat në hapësirat publike, të shkruara në shqip dhe italisht, si dhe mbishkrimet historike në gjuhën shqipe, të cilat dëshmojnë për përkushtimin e brezave të tërë në ruajtjen e identitetit kombëtar. Një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e kësaj trashëgimie ka dhënë edhe studiuesi arbëresh Giuseppe Schirò.

Edhe kryetari i komunës, z. Rosario Petta, është pjesë e kësaj trashëgimie të veçantë. I lindur në Horën e Arbëreshëve dhe pjesëtar i komunitetit arbëresh, ai përfaqëson një trevë me histori, kulturë dhe tradita të pasura shqiptare.
Takimi ndërmjet dy delegacioneve u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore. Gjatë bisedës u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, veçanërisht në fushën e kulturës, arsimit, turizmit, zhvillimit ekonomik dhe shkëmbimit të përvojave në qeverisjen lokale.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ftoi kryetarin Rosario Petta, së bashku me përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturore të Horës së Arbëreshëve, që të jenë mysafirë në Komunën e Dragashit dhe të marrin pjesë në Festivalin Ballkanik “Opoja Vallëzon”, i cili do të mbahet në fund të korrikut të vitit 2027.

Pas takimit, delegacionet vizituan disa nga qendrat dhe pikat turistike të qytetit, ndërsa vizita u përmbyll me një drekë të përbashkët miqësore, ku u shijuan ushqimet tradicionale arbëreshe.
Kjo vizitë përfaqësoi më shumë se një takim ndërmjet dy institucioneve lokale. Ajo ishte një takim me historinë, kulturën dhe rrënjët e përbashkëta kombëtare, duke dëshmuar se, pavarësisht largësisë gjeografike dhe shekujve që kanë kaluar, lidhjet shqiptare mbeten të forta.
Hora e Arbëreshëve është dëshmi e gjallë se shqiptari, edhe pas më shumë se pesë shekujsh larg atdheut, mund ta ruajë gjuhën, identitetin dhe dashurinë për rrënjët e veta.
Kjo vizitë shënon një hap

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-