Kapiteni i Zurichut, Lindrit Kamberi, ka marrë ftesën e parë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ka raportuar të enjten mediumi zviceran “Blick”.
Mbrojtësi kosovar është shpërblyer me ftesën e përzgjedhësit të Kosovës pas paraqitjeve të mira këtë sezon me fanellën e Zurichut, klub që garon në elitën e futbollit zviceran.
Kamberi pritet t’i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet e fundit të këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Kosova më 14 nëntor do të përballet me Izraelin, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim kundër Irlandës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

