Mbrojtësi i djathtë i “Pumas”, Dani Alves nuk ka ndërmend t’ia lërë titullin e futbollistit më të titulluar mikut të tij të vjetër, Lionel Messi.
Në fund të sezonit 2021/22, Barcelona vendosi të mos i ofrojë kontratë të re brazilianit 39-vjeçar, por ai as që po mendon të tërhiqet nga futbolli.
“Nuk më pëlqen të shikoj larg në të ardhmen”, i përgjigjet Alves një pyetjeje në lidhje me pensionimin e tij. “Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë, vetë jeta do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve. Por nëse Messi më kalon për sa i përket numrit të trofeve të fituara, dua të vazhdoj të luaj deri në moshën 50 vjeçare”, tha ai prandaj kontrata me Pumas llogaritet deri në vitin e ardhshëm.
The post Dani Alves: Do të luaj deri në 50 vjeç nëse Messi më mposht me trofe appeared first on InfoShqip.com.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

