Shqiptarët e Luginës së Preshevës në Komunën e Bujanocit, atë të Preshevës dhe Medvegjës marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi, i cili do të mbahet në tetor.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, tha se po vazhdojnë me fushatën e informimit dhe sensibilizimit me procesin e regjistrimit të popullsisë.
Ai theksoi se sot ishin në takime të ndara me nëndegët e Tërnavës, Norçës, Miratocës, Rahovicës, Corroticës, Raincës, Zhunicës, Bukurocës, Çukarkës, Gerajt, Leranit, Bushtranit, Stacionit Hekurudhor.
“Të dëshmojmë se Lugina e Preshevës është shqiptare”, tha deputeti Shaip Kamberi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.