Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se në fshatrat Baqkë dhe Brod po realizohen disa projekte infrastrukturore, me vlerë të përgjithshme prej dhjetëra mijëra eurosh.
Përmes një postimi në Facebook, Xheladini ka thënë se në Baqkë janë duke u investuar 55 mijë euro në ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe parkingut, ndërsa në Brod po realizohet një mur mbrojtës prapa shkollës.
“Puna jonë shihet në terren!”, ka shkruar Xheladini.
Ai ka bërë të ditur se në Baqkë po investohen 55,000 euro, ndërsa në Brod 12,000 euro për murin mbrojtës.
“Në Baqkë po investojmë 55,000 € në mure mbrojtëse dhe parking, ndërsa në Brod po realizojmë murin mbrojtës prapa shkollës me 12,000 €. Së shpejti fillon edhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, me vlerë 28,500 €”, ka shkruar ai.
Xheladini ka deklaruar gjithashtu se 40 për qind e investimeve kapitale të qeverisjes së tij orientohen në lokalitetet ku jetojnë komunitetet jo-shumicë.
“40% e investimeve kapitale të Qeverisë sonë orientohen në lokalitetet ku jetojnë komunitetet jo-shumicë”, ka thënë Xheladini.
Ai ka theksuar se projektet do të vazhdojnë edhe në lokalitete të tjera të Komunës së Dragashit.
“Premtimet i mbajmë, investimet mbeten.
Në ditët në vijim do të vazhdojmë t’ju informojmë për investimet dhe projektet që po realizohen në lokalitetet e tjera të Komunës së Dragashit”, ka shkruar Xheladini.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

