Lajçaku kërkon zgjidhje urgjente për energjinë dhe targat në takim me Vuçiqin

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Pas takimit të zhvilluar të hënën, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se është diskutuar për çështjen e energjisë dhe targave.

Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter, e ka cilësuar takimin e së hënës në Beograd “të hapur dhe serioz”.

Ai ka shtuar se për çështjet e diskutuara nevojiten zgjidhje urgjente.

Lajçak është takuar edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Kam ndjekur edhe çështjet aktuale në takim me Petar Petkoviq”, ka thënë ai.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-