Përkundër kualifikimit, Mourinho i pakënaqur me paraqitjen e Romës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Roma ka shënuar mbrëmë fitore e cila vlen kualifikim tutje në Ligën e Evropës.

Roma fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Ludogorets në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, trajneri i italianëve, Jose Mourinho është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e klubit të tij.

“Ishte një lojë vërtet e vështirë. Ludogorets di të luajë, ka njerëz me kreativitet, ritëm, të cilët mund të bëjnë atë që bënë në Bullgari kur humbëm dhe sot në golin e parë. Në pjesën e dytë, ne erdhëm me një qëndrim dhe intensitet të ndryshëm. Nicolò dhe Cris padyshim që na dhanë diçka ndryshe, pasi nuk është e njëjta gjë të përballesh me sulmues si Tammy dhe Belotti. Ne e kthyem atë, por duhet të luajmë më mirë, tani jemi kundër peshkaqenëve që kanë zbritur nga Liga e Kampionëve dhe duhet të bëjmë më mirë se kaq”, u shpreh Mourinho për Sky Sport Italia.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-