Menaxheri i Rick Karsdorp, i kërkon llogari Jose Mourinhos për akuzat ndaj tij

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Johan Henkes, agjenti i mbrojtësit të Romës Rick Karsdorp, po kërkon një shpjegim nga klubi, pas komenteve të José Mourinhos, pas barazimit të skuadrës ndaj Sassuolo të mërkurën në Serie A (1-1).

Në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, trajneri portugez tha se një nga lojtarët e tij kishte ‘tradhëtuar’ shokët e skuadrës dhe megjithëse ai nuk e përmendi emrin e tij, shtypi italian raportoi se bëhej fjalë për mbrojtësin 27-vjeçar holandez.

Mourinho nuk e kishte kursyer lojtarin që mbërriti te verdhekuqtë në vitin 2017 nga Feyenoord: “Më vjen keq që përpjekjet e skuadrës janë tradhëtuar nga qëndrimi i një lojtari joprofesionist. Kisha 16 lojtarë në fushë dhe më pëlqeu qëndrimi i 15 prej tyre. Nuk më pëlqeu një. Gjatë fjalës së tij, Mou kishte shtuar: “I thashë që në janar, ai duhej të gjente një klub të ri”.

“Ne jemi të befasuar nga deklaratat e Mourinhos, të cilat i adresohen Rick, pa i përmendur emrin, si nga Mourinho apo Roma. Ne duam një shpjegim nga klubi për atë që tha trajneri dhe pse e tha atë”,- tha Henkes për TV publik holandez NOS. “Nuk duhet të trajtohet kështu një lojtar që luan për Romën prej pesë vitesh”,- shtoi ai.

Duke hyrë në pjesën e dytë në vend të Mehmet Celik, holandezi Karsdorp kishte në qendër Armand Laurienté, i cili ishte përgjegjës në golin e barazimit të Sassuolos (85’). Roma kishte shënuar 5 minuta më parë.

Trajneri Jose Mourinhos ka nisur të mos kursehet në Itali. Shtypi e akuzon se është më i mirë për të sulmuar të tjerët sesa të pranojë kritikat ndaj tij. Roma është vetëm e 7-ta në Serie A, pavarësisht nga një rekrutim i madh (Dybala, Wijnaldum…). /Demokracia.com

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-